Rreth orës 16 e 30, të martën, afër ndërtesës së Prokurorisë së
Shtetit, vetura në të cilën ndodhej ish-kryeministri Sali Berisha, është përfshirë në një ndeshje komunikacioni.
Menjëherë pas incidentit, Berisha është larguar nga vendi i ngjarjes.
Fillimisht Berisha, i kontaktuar nga Gazeta Jeta në Kosovë, mohoi të ketë qenë në veturë.
Mirëpo,
pasi ai është njoftuar se Gazeta Jeta në Kosovë ka qenë në vendin e
ngjarjes në momentin e ndeshjes dhe ai është fotografuar duke u larguar
nga vendi i ngjarjes, ai pranoi se ishte në veturë.
No comments:
Post a Comment